“Furtuna” në policinë e Korçës/ Dalin detaje, si u përgjua trupa e shërbimit

Dje janë pezulluar nga detyra shefi i komisariatit të Korçës, Krenar Gjokutaj, shefi i sektorit të qarkullimit rrugor Klement Pikuli si dhe katër efektivë të sektorit të qarkullimit rrugor, Petro Fraholli, Genci Hysi, Çlirim Akrobati, Kamber Kllogjeri.

“Furtuna” në policinë e Korçës ka ardhur pas përgjimeve që iu është bërë trupës së shërbimit në komisariatin e policisë numër 1 në Tiranë.

Burime të siguruara nuk thanë shumë rreth objektit të përgjimit të trupës së policisë së kryeqytetit, por nga ana tjetër thanë se pezullimi i gjashtë oficerëve të policisë së Korçës ka ardhur për shkak se gjatë këtyre përgjimeve kanë dalë bisedat e tyre në dy raste.

Rasti i pare, gjithnjë sipas të njëjtave burime, ka të bëjë me një drejtues mjeti i cili është ndaluar nga patrulla e policisë pasi qarkullonte pas orës policore dhe është lënë i lirë nga ana e shefit të komisariatit.

furEdhe rasti i dytë është ndaluar drejtuesi i mjetit për mos vendosjen e rripit të sigurisë dhe në këtë rast është lënë i lirë nga eprorët.

Për të dy këto raste të dala gjatë përgjimit të bisedave telefonike ka ardhur dhe pezullimi nga detyra i shefit të komisariatit Krenar Gjokutaj si dhe shefit të qarkullimit Klement Pikuli dhe katër policëve të qarkullimit. Mësohet se të gjashtë ditën e sotme kanë apeluar pezullimin e tyre nga detyra.