“Si më duket hunda dhe make up”, Ritvana braktis takimin me Artanin

Takimi i Ritvanës dhe Artanit kishte plot debate. Ritvana ishte e shqetësuar nga fakti që Artani po i jepte rëndësi të madhe paraqitjes së tij para kamerave dhe nuk ishte i fokusuar në takim. Madje në një moment, ajo i tha se do të largohej nga takimi nëse do të vijonte në këtë mënyrë.

Ritvana: Po i pe edhe një herë kamerat do çohem e të iki. Nuk kam pasur këto shqetësime në takimet e tjera. Po the edhe një herë si dukem, u çova e ika. Kjo më bën të dyshoj që nuk je i vërtetë.

Artan: Jam i vërtetë.

Ritvana: Më thuaj, je xheloz?

Artan: Jam xheloz dhe egoist.

Ritvana: Nuk më pëlqen kjo gjë.

Artan: E di si më duket me ty? Sikur jam vërtetë i lidhur.

Në studio, Ritvana tregoi pse u revoltua duke thënë: “Po fliste dhe në mes të bisedës thoshte “si më duket hunda”, “si më duket makeup”.

Ritvana vendosi që të mbyllë takimin me Artanin pas batutës së gabuar që ai bëri duke e ftuar në shtëpi që të pastrojë. Ajo u nevrikos keq dhe i tha se mezi priste të dilte në takim të hidhte kunja, në vend që të përpiqej ta bënte për vete.

Ritvana: Je më shumë tek bashkëjetesa apo me familjen?

Artani: Privatësinë e dua shumë.

Ritvana: Jeton vetëm?

Artani: Mund të bësh një xhiro nga shtëpia ime të bësh pak punët e shtëpisë.

Ritvana: Si më konsideron mua? Harroje paracetamolin.

Artani: U preke? Të kërkoj falje.

Ritvana: Mezi prisje të dilje në takim të hidhje kunja.

Artani: Mirë e lëmë… Mbyll veshët.

Ritvana: Po mirë meqë mbylle veshët, e mbyllim dhe takimin. Keni mbaruar me Mikelën dhe vini këtej nga unë.