“Nuk dua që dramat e “Për’puthen” të më ndjekin pas”, ish-konkurrenti tregon se kush është Jasmina e vërtetë

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Artani, ishte sot në studion e emisionit “Shqipëria Live” për të treguar të vërtetat e tij në lidhje me përballjen me Jasmina Kadriun në Prime.

Duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë gjatë kësaj përballje dhe Andi ka vendosur që disa gjëra që i kanë ngelur pishman t’i thotë publikisht.

Ai u shpreh se është zhgënjyer nga kjo përballje dhe se nuk e ka kërkuar ai rikthimin në “Për’puthen Prime”.

“Unë i ngritur kam qenë, dhe kur kam qenë i deklaruar kanë dashur që vajzat e tjera të dilnin me mua, por unë nuk pranova. Jam zhgënjyer nga kjo përballje. E gjithë kjo ka qenë ideja e saj, se e ka kërkuar ajo. Ka pasur një videomesazh ku thoshte se Andi duhet të kalojë në fazën e tretë, për të lënë mëritë pas. Cila është Jasmina e vërtetë? Tha se unë kërkova përballje, ma hodhi mua këtë kur e ka kërkuar ajo”, tregoi Andi.