Nesër disa orë pa drita, ja zonat që do kenë ndërprerje të energjisë elektrike

Ditën e nesërme në disa zona në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

OSHEE përmes një njoftimi drejtuar mediave bënë me dije se nesër do të kryhen punime në disa fidera të NST Selitë, NST Valias dhe NST Traktora.

Më poshtë oraret e stakimit dhe zonat e prekura nga ky remont në Tiranë;

00:00-05:00

Pjesërisht: Rruga “Ilia Dilo Sheperi”, rruga “Gjovalin Gjadri”, rruga “Hamdi Pepa”, rruga “Bedri Karapici”, rruga “3 Deshmorët”, pranë KMY, biznese private brenda territorit të ish-Misto Mames, Kaon, rruga “Tish Daia”, pranë Kopshtit Botanik, Kodra e Diellit, zona pranë ish SMT, zona pranë ish- Drejtorisë së ujrave (Selite), Lagjia Garunj, Mjull Bathore, Lundër, Vishnjë, Arbanë

09:00-15:00
Pjesërisht: Rruga “Sami Frashëri “,1 pallat pas shkollës “Edit Durham”, Kasallë, Valias, Qerekë, rruga “Dritan Hoxha”, Ndroq deri te ura e Beshirit

09:00-11:00
Pjesërisht: Rruga “Martin Camaj”, rruga “Arkitekt Sinani” dhe nje pjesë e Bulevardit Zhan d ‘Ark