Motori i picave del nga rruga, në gjendje të rëndë 32-vjeçari

Një ngjarje rrugore është regjistruar pak minuta më parë në rreth-rrotullimin në afërsi të Urës së Goricës në Berat.

Një 32-vjeçar që shpërndan pizza në qytet ka rrëshkitur me motorr dhe është përpl asur me një makinë që udhëtonte përpara tij në rrugë.

Përplasja e motorrit me targa AP 153 me mjetin tip Volvo me targa AA 323 DJ ka qenë e fuqishme.

Pas përplasjes,drejtuesi i motorrit Erjon Gjeçi,32-vjeç,është goditur në asfaltin e rrugës,duke marrë pla gë të rënda në kokë e trup.

Ai është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Beratit,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e 32-vjeçarit paraqitet kritike,për shkak se ai vetëm disa ditë më parë kishte dalë nga spitali,ku kishte kryer një operacion.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore,që po kryejnë kqyrjen e vendit të ngjarjes,ndërkohë që është shoqëruar në polici për të dhënë deklaratën e tij drejtuesi i mjetit tip Volvo,Geri Sulkaj,24-vjeç.

Dyshohet se shkak për ngjarjen mund të jetë bërë edhe shpejtësia e lartë e motorit.