“Ti shet veten për 5 mijë lekë”/ Plas sherri në Përputhen, ndërpritet emisioni

Emisioni “Përputhen” mbrëmjen e sotme ka dalë totalisht nga rrjedha normale e emisionit.

Në fillim ishte Ada dhe Bashkimi që u bënë pjesë e diskutimit për shkak të një takimi fshehurazi në Kosovë.

Por pas kësaj, duket se protagonistët filluan t’i nxjerrin të gjitha në shesh.

Mikela tha se Jurgeni i ka shkruar mesazhe, duke i treguar ato para kamerave.

Megjithatë i papritur ishte reagimi i Jurgenit i cili iu drejtua:

“Ti shet vet për 5 mijë lekë aman”.

Kaq mjaftoi që Mikela të ngritet dhe Bora të ndërpresë emisionin.

“Mikela më bën të dal nga vetja”, u shpreh Jurgeni.

Situata u tensionua edhe më tej, teksa Mikela kërkoi largimin e Jurgenit nga emisioni.