Rritja e çmimeve/ Eksportuesit: Shkak tregu i huaj

TIRANË

Shqiptarët po përballen me një rritje të shpejtë të çmimeve të ushqimeve dhe kjo sipas Alban Zusit, drejtorit të Qëndrës së Eksporteve Shqiptare ka ardhur për shkak të ndikimit të tregut ndërkombëtare ku lëndët e para kanë pësuar rritje.

“Në Shqipëri sapo ka filluar të ndjehet rritja e cmimeve për shkak se në tregjet ndërkombëtare është ndjerë më shpejt nga furnizimi me lëndë të parë vecanërisht përsa i përket furnzimit me lëndë të para pasi ajo cfarë po shtrenjtohet në tregjet ndërkombëtare është lëndët e para të cilat përgjithësisht janë furnizuar nga kina.”-tha Zusi.

Madje kjo rritje sipas tij do të ndikoje në rritjen e shpenzimeve për qytetarët deri ne 20 perqind më shumë.

“Ekuilibri i ri ekonomik që po vendoset niveli i lartë i inflacionit në botë që po ndodh do preki të gjithë xhepat e shqiptarëve dhe do ti varfëroj të gjithë shtresat në nevojë por edhe shtresat me të ardhura të mesme mund të parashikohet rritje e kostos së jetës deri në nivelin 15-20%.” vijoi ai.

Eksperti Zef Preçi thotë se ndikim në rritjen e çmimeve ka pasur edhe fushata postzgjedhore.

“Një numër sponsorash të fushatës së fundit tashmë të cliruar dhe në vazhdimësi për qeverisjen përdorin këtë moment për të rritur cmimet kjo ndodh në indsutritë e rëndësishme që lidhen me përpunimin e disa produketeve bazë apo mallrat e konsumit.”- u shpreh Preçi.

Zgjidhjen për këtë situatë eksperti Zef Preçi e sheh tek nxitja e prodhimit vendas.

“Në vlerësimin tim ka nevoje të rishikojë tërësisht objektivat që ka sa i takon fragmentimit të tokës nuk mund të vazhdohet edhe 30 vjet pas ndryshimit të sistemit me sipërfaqe toke të ndara disa parcalea ka nevoje që të ktijohet një situatë ku kapërcehet ky fragmentim dhe të krijohet mundësi për të pasur plantacione të mëdha.” -tha ai.

Edhe kreu i eksporteve shqiptare thotë se duhen zëvendësuar importet me prodhimin vendas në këtë mënyrë sipas tij do të ulen edhe kostot e transportit.

“Është një rast i artë për të filluar për të prodhuar në vënd produket të importuara duke qënë se tashmë cmimet e tyre po rriten dhe me pak nxitje ne mundemi që produketet e importiti të fillojmë ti zëvendësojmë me prodhim vendas.”- theksoi Zusi.

Karburantet dhe një sërë produktesh të shportës ushqimore kanë shënuar këtë muaj rritje të çmimit me disa lekë. Vaji, Mielli, orizi, sheqeri apo edhe qumeshti dhe nenproduktet e tij ne markete e tregje gjenden me çmim 10 deri ne 20 lekë më shumë.