Raste të shumta të fëmijëve me Covid, mjekja: Kujdes …

Moshat Pediatrike po preken masivisht prej infeksionit Covid 19.

Vetëm në një prej qendrave shëndetësore të kryeqytetit zbulohen çdo ditë 6 raste të reja me koronavirus.

Mjekja Valbona Shahinaj shprehet për SYRI TV se situate është mjaftë kritike, ndërsa bën apel për kujdes të shtuar pas hapjes së shkollave.

Varianti Delta po shtrin infektimet masive në moshat pediatrike.

Në Qendrën Shëndetësore numër 2 në Tiranë rezultojnë çdo ditë 5 deri në 6 fëmijë me Covid.

Sipas Mjekes pediatre Valbona Shahinaj situata është kritike sa i takon infektimeve tek fëmijët.

Mjekja pediatre Shahinaj ka sqaruar simptomat tipike që manifestohen tek fëmijët me koronavirus. Njësoj si tek të rriturit moshat vogla kanë shfaqur rrufë temperaturë të lartë rezistente deri në 40 gradë celsius, dhe kollë me sekrecione.

Sipas bluzave të bardha fëmijët janë infektuar më së shumti në çerdhe por nuk përjashtohen as vatrat familjarë. Fëmijët e infektuar janë të të gjitha moshave më të vegjlit 2-3muajsh.

Pediatria ka apeluar prindërit për mos të neglizhuar asnjë simptomë të shtrirë në kohë të gjatë, por ti drejtohen mjekut të familjes.

Shahinaj është shprehur se në moshat pediatrike nuk kanë munguar as ri-infektimet. Për rrjedhojë duhet të shihet me shumë kujdes hapja e shkollave më datë 27 shtatorë.