Ngjarje rrugore në Rinas, 4 automjete të përfshira

Katër makina janë përfshirë në ngjarje rrugore mesditën e sotme në Rrugën e Rinasit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë që rreth orës 13:40, në Rrugën e Durrësit, mjeti me drejtues J. M, ka përplasur motorin me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al