Nesër mos dilni me makinë në Tiranë, mund të ngecni disa orë në trafik: Rrugët që bllokohen

Bashkia e Tiranës ka vendosur sërish që të rikthejë “Ditën pa Makinë”.

Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, 22 shtatori në kryeqytet do të jetë dita ku bashkia larg makinave kërkon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.

Në një sërë aksesh rrugore të kryeqytetit do të ndalohet lëvizja, por bashkia e Tiranës ka njoftuar për këtë vetëm 1 ditë përpara pa u dhënë shumë mundësi qytetarëve të përgatiten.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në date 22 shtator nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.

Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”

Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.