Ngjarje në punë, humb jetën 36-vjeçari

VLORE

Një 36-vjeçar ka humbur jetën, në rrethana ende të pasqaruara mirë në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Skrofotinë, ky dyshohet se 36-vjeçari po hipte disa materiale dhe ka mbetur i lënduar, e më pas ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sot, rreth orës 14:11, në fshatin Skrofotinë, dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksid entalisht është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi M. B., 36 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.