Anila Basha: Para se të lindja i bërtisja shumë gazetarëve, por tani jam qetësuar

Pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan është bërë gazetarja e njohur Anila Basha e cila ka folur për herë të parë për eksperiencën e të bërit nënë.

Për emocionet dhe ndjesitë që ka përjetuar dhe si i ka ndryshuar jeta pas ardhjes në jetë të Aristotelit.

Ajo gjatë rrëfimit ka treguar se pas lindjes së të birit është bërë më e qetë dhe nëse dikur ishte ajo shefja që i bërtiste shumë gazetarëve të saj, tani kjo gjë nuk ndodh.

“Nuk jam më ajo goca nervoze që kam qenë, kërkuese, këmbëngulëse.

Edhe kur ndodh ndonjë gjë në punë tani, nuk bërtas siç bërtisja më përpara, tani jam më e qetë dhe i thërras gazetares në zyrë dhe i them shiko se më kanë rënë edhe nerva të merrem me ju, kam të tjera prioritete në jetë.

Të gjithë më thoshin që Anila është e ashpër, e fortë.

Mëmësia më ka zbutur goxha. Unë e kam pasur ëndërr t’i jepja gji fëmijës tim dhe e mbajta 6 muaj Arisin me qumësht gjiri.

Gjithmonë e kam imagjinuar këtë skenën sa bukur do ishte dhe e kam shijuar kaq shumë bashkë me Arisin topolak në atë kohë.

Arisi ka ndryshuar jetën komplet edhe të nënës sime, që nga humbja e babait ajo pati një lloj tronditje dhe ardhja e Aristotelit të vogël ka ndryshuar komplet, nëna funksionon vetëm për djalin”, ka rrëfyer Anila Basha.