Ditë e trishtë për Almeda Abazin, humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Almeda Abazi ka humbur njeriun e shtrenjtë të familjes, gjyshin.

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë ajo, përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një foto së bashku me të.

Almeda e ka shoqëruar foton me disa fjalë tepër të ndjera.

“Ah o gjysh ah! Prehu në paqe gjyshi jonë”, ka shkruar modelja tepër e prekur.

Kujtojmë që shumë vite më parë, Almeda humbi një prej personave më të dashur për të, babain.

Ajo herë pas here e kujton të atij përmes postimeve në rrjetet sociale, ku tregon sa e ndjen mungesën e tij.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al