Po kalonte kamioni, shembet ura prej druri

Një shofer është munduar të kalojë me kamion mbi një urë druri mbi lumin e fryrë nga prurjet e shumta, por ka përfunduar i zhytur në ujë.

E gjithë ngjarja është filmuar nga një dëshmitar okular, i cili arriti të kapte momentin dramatik në Rusi.

Ura ndodhej në fshatin Uryum, rreth 4500 kilometra larg Moskës. Fatmirësisht shoferi arriti të mbijetojë, ndërsa kamioni u “përpi” nga uji.

Aktualisht, banorët e fshatit Uryum nuk kanë një mënyrë tjetër për të kaluar lumin që pas aksidentit.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al