Gjendet e pajetë në banesë Alba Taho, detajet e para

Një 35-vjeçare e identifikuar si Alba Taho është gjendur e pajetë në banesën e saj në Gjirokastër.

E reja, dyshohet se ka disa ditë që ka ndërruar jetë dhe alarmi është vënë nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar Policinë për shkak të erës së rëndë.

“Rreth orës 11:20 njoftohemi se në lagjen “18 Shtatori” është gjetur e pajetë në banesë e saj shtetasia A. T., rreth 35 vjeç, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Menjëherë në vendgjarje shkuan shërbimet e policisë dhe nga kqyrja paraprake e trupit nuk vihen re shenja.

Gjithashtu dyshohet se shtetasia A. T. ka ndërruar jetë prej disa ditësh, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,”- njofton Policia.

Mësohet se Alba Taho vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që në komisariat është shoqëruar nëna e saj.

Mister mbetet shkaku, pasi e reja nga kqyrja paraprake nuk ka pasur shenja në trup.