Sfidoi policinë duke qarkulluar me shpejtësi 215 km/h. “Blutë” ndëshkojnë me gjobë Fation Kuqarin, ja shuma që duhet të paguajë

Ish-konkurrenti i “Përputhen” Fation Kuqari, i cili sfidoi se fundmi policinë duke qarkulluar me shpejtësi marramendëse ndërsa drejtonte automjetin e tij “Audi”, nuk i ka shpëtuar ndëshkimit të “bluve”.

Pas publikimit të videos në “Instastory” ku kilometrazhi shkonte deri në 215 km/h, Fation Kuqari është gjobitur nga policia rrugore me shumën 40 mijë lekë të reja.

Në konstatimin e punonjësit të policisë thuhet: “Drejtuesi i mjetit është konstatuar duke ecur me shumë shpejtësi në autostradë. Me 215, me pamje filmike duke u bërë burim aksidenti për vete dhe për të tjerët”.

Gjoba ndaj Kuqarit vjen në një kohë kur policia ka nisur një valë ndëshkimesh të drejtuesve të mjeteve që shkelin rregulloren duke u bërë burim aksidentesh në rrugë. Dy ditë më parë dy drejtues automjetesh nga Kosova u ndëshkuan, pasi u kapën nga policia në aksin Fier-Vlorë ndërsa qarkullonin me 225 km/h.