Rrezikon të çahet diga, 7 milionë banorë në ankth. Ja pamjet e frikshme!

KINË – 12 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë detyruar të braktisin banesat e tyre në Kinë, pas përmbytjeve katastrofike.

Qytetarët janë në alarm, pasi një digë në Kinën Qendrore mund të shkatërrohet në çdo moment, pasi prurjet janë shtuar në mënyrë të frikshme.

Sipas ushtrisë, diga Yihetan në Luoyang ka pësuar një çarje prej 20 metrash, duke lënë në ankth 7 milionë banorët e këtij qyteti. Shpërthimi i saj do kishte pasoja katastrofike për zonën.

Sipas mediave të huaja, me dhjetëra qytete janë bllokuar për shkak të përmbytjes së rrugëve, ndërsa qindra persona raportohen të zhdukur.

Si pasojë e motit të keq, shumë fluturimet janë anuluar. Pak ditë më parë kujtojmë se edhe Gjermania dhe Belgjika u goditen nga përmbytje katastrofike, ku u regjistruan dhjetëra viktima.