Lamborgini dhe BMW me 225 km/h, Braçe: Kemi një problem të madh me ligjin për idiotët

Jehona e shpejtësisë ‘marramendëse’ të dy shqiptarëve të Kosovës ditën e djeshme në autostradën Fier-Vlorë, ka arritur edhe në Zvicër, gjë e cila i ka penalizuar ata edhe në vendet e punës.

Shpejtësia prej 225km/h ka marrë edhe vëmendjen e mediave zvicerane, të cilat kanë theksuar se dy automjetet nuk ishin në pronësi të shtetasve kosovarë dhe kjo gjë i ka kushtuar atyre humbjen e vendit të punës.

‘Lamborghini’ rezulton e marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar në Shqipëri.

Ndërsa, makina ‘BMW’ rezulton në pronësi të një kompanie pastrimi , ku 36-vjeçari kosovar punonte.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe i cili shkruan:

NUK HABITEM QE, IDIOTET ME LAMBORGINI E BMW NUK I KISHIN MAKINAT E TYRE!

Pra, I KISHIN MARRE BORXH NE ZVICER!

Me habit qe per “flutirimin” ketu, DO GJOBITEN NE ZVICER NGA 1000-1500 EURO, nderkohe qe ketu ku shkelen cdo ligj PAGUAN 2-3 HERE ME PAK!

Pra, KEMI NJE PROBLEM TE MADH ME LIGJIN PER IDIOTET QE I KTHEJNE MAKINAT NE TANK VRASES NE RRUGE!

Jemi shume larg Evropes! Ne fakt ne ende se quajme VRASJE aksidentin e nje individi qe e nget makinen me 228 kilometer ne ore! Nga ketu duhet ta nisim dhe keta jane pakica qe meritojne te kyçen brenda!