“A do të rikthehet sërish me Ledjanën?” Mevlani habit me deklaratën e tij
Çifti shumë i përfolur i “Përputhen” kanë qenë padyshim Ledjana dhe Mevlani, por tashmë nuk janë më bashkë.
Megjithatë, njerëzit nuk pushojnë së komentuari dhe pyeturi për ata të dy sa herë është e mundur.
Së fundmi, në Instagram Mevlani ka bërë një intervistë të shkurtër me fansat, pyetje dhe përgjigje prej tij.
Dikush e pyet:” nëse do të rikthehet sërish me Ledjanën në të ardhmen”?
Më në fund kemi një përgjigje përfundimtare nga Mevlani, i cili vendos njëhërë e përgjithmonë pikat mbi i duke u shprehur se “Jo”. “Nuk jemi më bashkë dhe nuk mendoj se do të jemi më bashkë”, shkruan Mevlani.
Besojmë që tashmë jeni të qartë dhe nuk ka më kuriozitet përsa i përkët kësaj cështje.