Eda dhe Serkan bëjnë një tjetër marrëveshje, të hënën në “Dashuria është në ajër”

Eda dhe Serkan zihen me njëri-tjetrin për shkak të sjelljes së tij arrogante. Kan përpiqet të afrohet me Melon, por cila është arsyeja e këtij afrimiteti?

Melo bie në dashuri me Kanin sapo e sheh. Serkanit i hapen të tjera probleme për faj të Edës. Kjo e fundit i thotë se e urren. Serkan kërkon ndihmën e babait të tij dhe bën një marrëveshje.

Serkan i shkon në shtëpi Edës dhe i kërkon ndjesë për sjelljen e tij duke i thënë se nuk është ajo arsyeja. Eda dhe Serkan bëjnë një tjetër marrëveshje.

Eda nuk do ta shqetësojë Serkanin dhe do t’i qëndrojë larg. Gjithashtu nuk do të takohen kur askush nuk i sheh.