FIFA merr vendimin: Ja kur pritet të luhet super-sfida Argjentinë-Itali

Mungonte vetëm “OK” i FIFA-s, dhe në fund sapo ka mbërritur.

Ideja e një sfide midis dy kombëtareve që kanë fituar Kampionatin Europian dhe Kupën e Amerikës erdhi si ide pas penalltisë së fundit të ekzekutuar në “Wembley” për një sugjerim të një sfide midis Italisë dhe Argjentinës, dy shtete që kanë karakterizuar karrierën e Diego Armando Maradonës për ta luajtur në Napoli, në qytetin e tij të dytë.

Data mbetet për t’u vendosur, dhjetor 2021 ose janar 2022 dhe trofeu jo rastësisht do të quhet “Kupa Maradona” dhe do të zhvillohet në stadiumin e Napolit që menjëherë pas ndërrimit nga jeta e “El Pibe de Oro” stadiumi “San Paolo” u quajt “Diego Armando Maradona”.