Triumfoi në “Euro 2020”, zbulohet shuma që do përfitojë Italia

Italia mposhti Anglinë, në finalen e vlefshme për “EURO 2020”, duke fituar trofeun evropian.

Ky triumf nuk do të jetë thjesht një trofe, Italia do të ketë dhe një shpërblim financiar.

Të kaltërit përfitojnë 28 milionë euro bonus pas suksesit në Wembley.

Konfirmimi u dha nga UEFA, e cila rriti shpërblimin për skuadrat pjesëmarrëse në turne, ku do të shpërndajë plot 301 milionë euro.

Italia ka përfituar 1,5 milionë euro për çdo fitore në grupe, 2 milionë për kualifikimin në 1/8, të cilave u shtohen 3,25 milionë euro për çerekfinalet dhe 5 milionë për gjysmëfinalet.

Vetëm triumfi në finale vlen 10 milionë euro për skuadrën e Mancinit, ndërsa Anglia, megjithë humbjen, përfitoi 7 milionë euro për ndeshjen ku u përcaktua trofeu.