“Engjëll lamtumirë”

Ti s’ishe çuni i babit pasi fati të la jetim. Ata që të vr anë janë çunat e babave me pushtet e para.

Musaen, shpirti yt nesër nga larg do shohë si do bëhen pazare, kush do drejtojë policinë e Shkodrës e ndaj mos loto.

Buzëqesh si në këtë foto që përcjell shumë mesazhe.

Ti Myzerin 1997 nuk e arrite dot, por as atëherë nuk vriteshin fëmijët. Jetimet JO e JO.

Por sot këta gjakprishur vrasin pasi i ka bërë shteti me “topë” u ka dhënë prona, plazhe, para, xhama të zinjë, makina të blinduara, akses, çdo gjë.

U ka dhënë të drejtën të marrin në punë në të zezë edhe ty.

Shkodra Loce të braktisi, ne po e po. Ndaj kur të vimë në parajsën tënde na trajto ma zi se ta bëmë ne në atdheun tonë Shqipëri.