Kujdes me simptomat e mutacionit të ri Covid-19. Ngatërrohet lehtësisht me gripin sezonal, ja pse…

Ka kaluar më shumë se 1 vit që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19. Tashmë dimë t’i dallojmë simptomat të tilla si mungesë e nuhatjes dhe e shijes, temperatura 37 e gjysmë dhimbje trupi etj.

Me ardhjen e mutacioneve të reja diferencimi midis Covid-19 dhe gripit sezonal është bërë pak më e vështirë. Sipas ekspertit Tim Spector i cili drejton studimin e ‘Zoe Covid Symptom’ virusi Indian, është lehtësisht I ngatërrueshëm pasi shkakton simptomën e një ftohjet keqe kryesisht për të rinjtë!

Ai shpjegon gjithashtu se jot ë gjithë mund të infektohen nga ky virus por mund të përhapet shumë shpejt dhe gjatë verës.

Sipas tij tre simptomat klasike të Covid tani janë më pak të zakonshme dhe kjo bazuar në të dhënat e marra nga mijëra njerëz që ekipi ka marrë në studim. Lidhur me variantin e ri të Covid, variantin indian, eksperti thotë:

“Ky variant duket se po funksionon pak më ndryshe. Njerëzit mund të mendojnë se sapo kanë marrë një të ftohtë sezonal dhe ende vazhdojnë të shkojnë në festa e klube, duke jua ngjitur gjashtë njerëzve të tjerë. Ne mendojmë se kjo po nxit shumë problem. Infektimi me variantin indian mund të duket thjesht si një ftohje, por ajo që duhet të bëni është të qëndroni në shtëpi dhe të kërkoni një test”.