Italia shtyn kufizimet anti-COVID me Shqipërinë, kush lejohet të udhëtojë

Italia ka lënë në fuqi ditën e sotme masat aktuale për lëvizjen e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria drejt Italisë, deri më 30 Korrik.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Italiane. Nëpërmjet një njoftim zyrtar rezulton se masat aktuale do të qëndrojnë në fuqi deri më 30 Korrik.

Ambasada bën me dije gjithashtu se kategoritë që lejohen të udhëtojnë duket të jenë pajisur me testin negativ të Covid-19, të realizuar brenda 72-orëve të fundit. Gjithahstu edhe Greqia vijon të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë.

Mbetet në fuqi lëvizja vetëm për ata që kanë nënshtetësi italiane, që janë rezident në Itali ose që udhëtojnë për arsye studimi, për raste emergjence shëndetësore apo biznesi.