Bie nga shkëmbi, humb jetën një person

Një person i pajetë është gjetur paraditen e sotme në fshatin Lukovë të Sarandës.

Vi ktima është identifikuar si Dhiogjen Boçi, 72 vjeç, i cili raportohet se kishte dalë për të mbledhur bimë mjekësore në mal.

Shkak i vdekjes dyshohet se është bërë rrëzimi aksidental nga një shkëmb në mal, ndërkohë që pritet të bëhet ekspertiza e trupit të viktimës për të zbuluar më tej mbi rrethanat e vdekjes.

Ambulanca ka bërë transportimin e trupit të viktimës për në morgun e Sarandës.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al