Fotoja që “çmendi” rrjetin: Pse shokët e skuadrës krijuan gardh mbi Eriksenin

Bota e sportit është lëkundur ditën e djeshme pas një episodi të frikshëm që u regjistrua gjatë ndeshjes Danimarkë- Finlandë, ku sportisti danez Christian Eriksen, humbi ndjenjat në fushë, në fund të pjesës së parë.

Futbollisti danez Eriksen pësoi arrest kardiak në fushë. Mjekët i bënë masazh kardiak mesfushorit të Interit, ndërkohë që sikurse mund të shohim nga fotoja prekëse e mëposhtëme kanë qenë shokët e tij të ekipit që e rrethuan me lot në sy.

Arsyeja e këtij veprimi ka qenë për të ruajtur privatësinë e tij në ato momente të vështira dhe për të mos u kapur nga kamerat.

11 000 tifozët e stadiumit të Kopenhagenit ranë në heshtje, ndërsa lojtari doli me barrelë, i shoqëruar nga shokët e tij të skuadrës, pas 10 minutash trajtimi mjekësor. Ndeshja Danimarkë- Finlandë fillimisht u pezullua më pas UEFA vendosi të rifilloje rreth orës 20:30, Takimi u mbyll me fitoren e Finlandës.