Martohet për herë të dytë aktorja e njohur turke, shkon në dasëm me atlete

Aktorja turke Deniz Ugur e njohur nga roli i Maxhides në serialin “Lule të vetmuara”, është martuar për herë të dytë.

Kanë qenë mediat turke që kanë publikuar fotot e para nga dasma.

Bashkëshorti i Deniz, aktori Erdinç Gulener nuk ishte veshur me kostumin e dhëndrit, por me këmishë blu e pantallona të bardha.

Ndërsa aktorja ishte veshur me një fustan të bardhë të thjeshtë, me një kurorë me lule në kokë dhe me atlete.

Kjo martesë është komentuar gjatë për shkak të stilit të veçantë, duke tërhequr shumë vëmendje.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al