Humbi ndjenjat në fushë, bashkëshortja e futbollistit vrapon me lot në sy

Padyshim ajo që e ka përjetuar më keq atë që ndodhi me Eriksen është gruaja e tij, e cila gjendej në stadiumin e Kopenhagenit për të ndjekur ndeshjen e Europianit mes Danimarkës dhe Finlandës.

Menjëherë sapo bashkëshorti i saj u shtri pa ndienja në fushë ajo ka tentuar të futet në fushën e gjelbër.

Rojet e sigurisë kanë tentuar fillimisht ta qetësojnë atë, por pasi mbërriti në fushën e lojës ajo është mbështetur nga futbollisti Kjaer dhe portieri Schmeichel.

Nga fotot duket bashkëshortja Sabrina Kvist Jensen, e cila vrapon me lot në sy drejt bashkëshortit të saj i cili ndodhej pa ndjenja.