“Eriksen është gjallë”, Uefa jep lajmin e madh

Christian Eriksen është gjallë. Momenti më i madh i panikut ka kaluar dhe kjo është konfirmuar edhe nga UEFA.

Institucioni që organizon ‘Euro 2020’ ka dalë me një lajmërim zyrtar ku thuhet se “Eriksen është dërguar në spital dhe gjendja e tij është e stabilizuar”.

Mesfushori i Danimarkës që humbi ndienjat gjatë ndeshjes së Europianit kundër Finlandës është në spital.

Futbollisti në minutën e 43 të ndeshjes u shtri në fushën e lojës pa patur asnjë kontakt dhe kjo solli panik tek të pranishmit.

Doktorët nxituan menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa futbollistit iu bë edhe masazh kardiak.

Kaq u nevojit që stadiumi të shpërthente në lot, ndërsa keq e ka përjetuar edhe gruaja e futbollistit që ishte në stadiumin e Kopenhagen.

Futbollisti më tej la fushën me një barelë, ndërsa punëtorët e stafit mjekësor e mbuluan skenën me çarçaf.