Mirani gjen më në fund Umutin, ja ç’ndodh sonte në “Rejan”

Jareni do të dëgjojë bisedën e vjehrrës së saj dhe do të zbulojë ku ndodhet Umuti. A do të tregojë ajo të vërtetën? Ujdia që do t’i ofrojë Mirani Fisunit për të marrë Umutin është tunduese, por ajo ka plane të tjera në mendje.

Takimi i Azizes dhe Nasuhut nuk do të jetë si më parë. Ç’paralajmërim do të marrë Azizja?
Xhihani do të shkojë të takojë Rejanin dhe ajo do t’i kërkojë ndihmë për të birin.

Në anën tjetër, Mirani do të marrë një vendim, që do të ndikojë në gjetjen e djalit të tij. Plani i Fisunit nuk do të realizohet, sepse Azizja do të rrëmbejë Azrën dhe do t’i bëjë presion kundërshtares së saj.

Rejani nuk do ta gjejë dot Umutin, por a do të funksionojë plani i Miranit?
Bashkëpunimi i Xhihanit me Miranin, do të përforcojë marrëdhënien e tyre.

Plani i Azrës ka për qëllim t’i japë fund hakmarrjes, por Fisuni është e vendosur të vazhdojë luftën.