LifestyleShow Biz

Dolën bashkë nga “Përputhen”, por marrëdhënia e Mevlanit dhe Ledjanës nuk është ashtu siç duket

Në puntatën e djeshme të “Përputhen”, Mevlani dhe Ledjana u larguan bashkë nga emisioni. Madje kërcyen dhe dhuruan një puthje duke ngjallur shumë emocione tek konkurrentët, e deri tek opinionisti Arjan Konomi, i cili u përlot. Mirëpo marrëdhënia e Mevlanit dhe Ledjanës nuk është ashtu siç duket.

Ledjana ka sqaruar në një postim në Instagram puntata e djeshme ka disa ditë që është xhiruar dhe tani marrëdhënia e saj me Mevlanin nuk është si më parë. Ajo lë të kuptohet se ata nuk janë bashkë për momentin, por në të ardhmen mund t’i rregullojnë raportet mes njëri-tjetrit.

“Së fundmi do shkruaj për Mevlin. Siç dhe ju e keni pare unë dhe Mevlani nuk ndiqemi më në rrjete sociale pasi jemi zënë, por mendoj që këtë ta diskutoj në një moment të dytë pasi e di që dhe ju e meritoni nje shpjegim.

Puntata që ju patë sot ka ditë që është xhiruar dhe në vazhdim kam marrë shumë sms nga ju, mesazhe që më komplimentonin, njerëz që më quanin aktore apo edhe nga ata të tjerë që më mbështesnin pasi kishin kuptuar stepjen time dhe faktin pse gjatë gjithë këtij rrugeëtimi kam patur një sjellje të tille.

Di të them vetëm diçka, aktorë ose të vërtetë në fund të ditës më tepër sesa ju që na mbështesni jemi ne të dy, unë dhe Mevlani ata të cilët lëndohemi dhe i përjetojmë gjërat me keq, e di që shumica nga ju dëshironi që ne të jemi bashkë ama realiteti është se ne jemi thjesht kalimtarë në jetën tuaj, 2 kalimtarë të cilët si bashkë si të ndarë një të nesërme do harrohen nga mendja juaj pasi jeta e secilit prej jush vazhdon.

Do keni kaq shumë halle a probleme saqë s’do keni kohë as për të menduar më për mua dhe Mevlanin. Po në fund të ditës kush lëndohet? Unë dhe ai.

Pra, arsyeja përse e shpjegova këtë është se si bashkë apo të ndarë asnjëri nga ne të 2 nuk ka aktruar, i kemi përjetuar ato emocione njësoj si ju dhe ndarjen e përjetojme më keq se ju.

Ne s’kemi qenë pjesë e një filmi ku të kishim ndonjë rol që duhej të putheshim në buzë apo duhej t’i bënim surpriza njëri-tjetrit. Kemi qenë pjesë e nje reality show ku kemi vepruar siç e kemi ndjerë dhe kaq.

Gjithçka ka qenë dhe mbetet e vërtetë, por pjesa sesi ju i përjetoni gjërat, iluzionet që krijoni është në varësi të secilit prej jush”-shkruan Ledjana.