Situata me Covid-19 në Librazhd, Kastriot Gurra jep lajmin e mirë

Kreu i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra ka zbuluar ditën e sotme se Librazhdi është kthyer në një zonë të gjelbër sa i përket pandemisë Covid-19.

Sipas Gurrës, në Librazhd nuk janë regjistruar raste të reja me Covid që prej datës 4 maj.

Gurra shkruan:

Lajm i mirë🙏.
Prej datës 4 maj,asnjë person pozitiv me corona virus në Bashkinë Librazhd.
Librazhdi buzëqesh 🌼.

Në kuadër të fushatës së vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh”, në Librazhd është duke vazhduar edhe procesi i vaksinimit.

Për më shumë lajme nga Librazhdi, bashkohuni në grupin zyrtar të Librazhdi News, ku mund të informoheni të parët rreth ngjarjeve më të fundit – klikoni këtu dhe klikoni Join Group.