“Sa lekë ke fituar nga Përputhen?” Ja si përgjigjet Olsa Muhameti

Përputhen është një nga emisionet më të ndjekura të momentit.

Autorja e programit Olsa Muhameti është shumë aktive në rrjetet sociale ku dhe realizon shpesh bashkëbisedime me ndjekësit.

Pyetjet kanë qenë të shumta, por njëra prej tyre ishte më pikantja.

Ndjekësi e pyet sa para ka fituar nga Përputhen dhe autorja e programit nuk ka nguruar të japë një përgjigje edhe pse jo me shifra.

“Sa lekë ke fituar në Përputhen”, ishte pyetja e ndjekësit.

“Shumë ma bëni këtë pyetje! Jo aq sa jam lodhur”, përgjigjet Olsa Muhameti.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al