Përfundon “Përputhen”, autorja e emisionit tregon ç’ndodh në javën e fundit

Autorja e ‘Përputhen’, Olsa Muhameti ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory, ku nuk kanë munguar pyetjet rreth programit.

Me përgjigjet e saj Olsa ka zbuluar se “Përputhen” do të përfundojë në fund të Qershorit. Në javën e ardhshme do të përmbyllen ngjarjet e personazheve që kanë mbetur në program.

Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se në javën e fundit të Majit do të ketë një ribashkim të personazheve më të dashur të “Përputhen”, për t’u përballur, për të thënë pengjet e tyre apo dhe për t’u pajtuar.

Olsa ka shtuar se në sezonin e ri të “Përputhen” do të ketë beqarë të rinj në kërkim të dashurisë.