Mevlani dhe Ledjana i japin fund lidhjes? Plas keq mes tyre

Kudo në rrjet po përflitet se Ledjana dhe Mevlani i kanë dhënë fund njohjes së tyre. Shkak i këtyre aludimeve janë bërë veprimet e dyshes në rrjete sociale.

Ata e kanë fshirë njëri-tjetrin nga Instagrami dhe në ditët e sotme, kjo tregon shumë për marrëdhënien e dikujt.

Për më tepër, Ledjana ka publikuar një video duke dëgjuar këngën e re të 2Tonit. “Ti shumë mirë aktron kur mashtron kinse mu m’don”, ka shkruar ajo krahas videos, fjali e cila është marrë si thumb për Mevlanin.

Nga ana tjetër, Mevlani ka bërë gjithashtu një status thumbues në Instastory.

“Respekt për femrat që e bëjnë mashkullin për vete me tru…jo me trup”, ka shkruar ai.