A do të hiqet përfundimisht ora policore? Lehtësimet e masave që pritet të japë Komiteti Teknik

Pas uljeve të rasteve të infektimeve me koronavirus dhe vaksinimit në të njëjtën kohë ndaj koronavirusit, të gjithë po presin nëse në vend do të lehtësohen masat.

Paraprakisht, raportohet se Komiteti Teknik do të lehtësojë masat duke vendosur orën policore 24:00-05:00.

Megjithatë ky lajm pritet të vendoset në mbledhjen e javës së Komitetit Teknik, që është parashikuar të jetë martën.

Por në ndryshimet që pritet të zyrtarizohen javës që vjen parashikohet që të ketë lehtësia edhe për grumbullimet, si dhe aktivitetet kulturore.

Ndërsa mësohet se Komiteti është duke vlerësuar vendimin për mbajtjen e maskës në ambientet publike ose jo. Edhe pse duhet të theksuar se shumë shqiptarë po e neglizhojnë mbajtjen e maskës.

Prej disa muajsh mbajtja e maskës në ambientet jashtë ka qenë e detyrueshme, ndërsa liria e lëvizjes është aktualisht nga ora 22:00 deri në orën 6:00.

Pas kësaj ore qarkullimi është i ndaluar dhe po ashtu të gjitha aktivitetet, me përjashtim të atyre që ofrojnë shërbim në banesë.

Ndërkohë që rishikimi i vendimit për mbajtjen e maskës lidhet edhe me sezonin e verës ku shqiptarët pritet t’i drejtohen pushimeve në zona të ndryshme të bregdetit të Shqipërisë.