Makina hyn në stacion të autobusit

Një ak si dent rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku një makinë ka përfunduar në stacionin e autobusit në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë, e për pasojë dy këmbësore kanë mbetur të lënduara.

JOQ ka sjellë pamje nga momenti kur të lënduarat ende nuk ishin dërguar në spital nga ambulanca, ku pamjet janë me të vërtetë të rënda.

Një nga vajzat dëgjohet teksa kërkon ndihmë.

“Po vdes! Sillni ambulancë! Ujë,”-dëgjohet nga videoja, teksa këmbësorët aty pranë e këshillojnë që të mos e lëvizë të plagosurën.

Sipas Policisë, makina e drejtuar nga një 47-vjeçare humbi kontrollin duke përfunduar në stacionin e autobusit, teksa mësohet se të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobusi.

Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.