Zbulohen prapaskenat/ Me shampanjë dhe tortë, si festohej tek PD pasi u mbyllën votimet

Lulzim Basha thotë se nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas tij, ato janë vjedhur nga Partia Socialiste.

Por në fakt, deri në mesnatën e së dielës, Lulzim Basha mendonte ndryshe.

Sapo u publikua exit polli në Top Channel nga Baton Haxhiu, i cili tregonte një rezultat të ngushtë dhe se në mënyrë surprizë PD kishte arritur të fitonte në Tiranë, Basha doli fytyrqeshur në një deklaratë për shtyp, ku thoshte se vullneti i popullit është në kutitë e votimit.

Pas deklaratës, sipas burimeve të sigurta të gazetës TemA, Basha ka hapur shampanjën në zyrën e vet, duke festuar me njerëzit e tij të ngushtë.

Madje, kanë prerë dhe ngrënë edhe tortën e fitores.

Ata kanë qenë të sigurtë për fitoren e zgjedhjeve dhe nuk e kanë përmbajtur dot veten, edhe pse numërimi i votave nuk kishte nisur ende, sa kanë nisur edhe të bëjnë planet se si do të ndajnë pushtetin.

Por gjithçka ka marrë fund vetëm pak orë më pas, kur janë hapur kutitë e para dhe kur rezultati ka qenë dramatik për PD-në.