KQZ certifikon fitoren e PS-së, PD dhe LSI nuk kanë asnjë ankesë

KQZ certifikon fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit.

Në mbledhjen e sotme Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi tabelat e rezultateve për 11 qarqe, pasi për Kukësin u vulos në datë 1 Maj. KQZ miratoi tabelat e rezultateve sipas qarqeve, ku nuk pati asnjë pretendim nga partitë e përfaqësuara në KQZ.

Nga sot, cdo parti ka 5 ditë afat të bëjë ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim.

Vetëm pasi KAS të shqyrtojë të gjitha ankesat dhe Kolegji të japë vendimet, në rast se ndonjë subjekt s’e çon në Kolegj, Ilirjan Celibashi shpërndanë më pas mandatet me emrat e deputetëve.