Pandemia në Shqipëri, pas kaq shumë muajsh vetëm 38 raste të reja me Covid dhe 2 jetë të humbura

Është hera e parë pas shumë muajsh që në vendin tonë duket se shifra e të infektuarve me Covid është ulur ndjeshëm.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit nga 1,762 testime, kanë rezultuar pozitivë 38 qytetarë dhe 2 të tjerë kanë humbur jetën.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.

Ndërsa kanë humbur jetën një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç.

Ndër të tjera gjatë orëve të fundit kanë fituar betejën me Covid shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Statistika (03 Maj 2021)

Raste të reja ditore 38

Të shëruar në 24 orë 872

Të shtruar në spitale 123

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 1,762

Testime totale 641,968

Raste pozitive 131,276

Raste të shëruara 111,792

Raste Aktive 17,085

Humbje jete 2,399

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14308

Fier 849

Shkodër 399

Durrës 249

Korçë 274

Gjirokastër 255

Vlorë 243

Elbasan 131

Kukës 103

Dibër 101

Berat 93

Lezhë 80