“Shqiptarët tradhtojnë më lehtë gruan 30 vjet të martuar, sesa partinë që kanë 30 vjet duke e votuar”

Nga Kreshnik Spahiu:

Verën e kaluar, kam kontaktuar me 6 partitë e reja të krijuara në Shqipëri.

Me të gjashta unë dhe njerzit e mi, u kërkuam të bashkoheshin dhe krijonin Polin e Tretë.

Unë ju thashë: Vetë s’kam pretendime sepse nuk mund ta le profesionin tim të juristit, por dua të kontriboj vullnetarisht në bashkimin tuaj kundër establishmentit PD-PS.

Tentova disa herë ti bindja që veç e veç do fundosen dhe do eleminohen gjatë fushatës elektorale. Sondazhet tregonin qartë fundin e tyre.

Nga eksperienca ime: Në 2013 zyrtarisht në çdo sondazh dilja me kuqezi 11% por ne fund na numëruan 1%. Ndërkohë 6 partitë e reja në çdo sondazh dilnin poshtë 2% dhe çdo javë vinin duke rënë.

Me kryetarin e Nismës Thurja vura edhe një bast: Që emrat e tyre s’do kalonin numrin 1000 vota në qark por u ndjeh shumë i habitur.

Si përfundim të gjithë refuzuan “Polin 3”

Të gjithë refuzuan, sepse kishin hallin kush do ishte i pari në lista.

Shumicën e tyre i kam miq, por në negociatat e ngritjes Polit të 3 ata ishin më të vështirë se Berisha dhe Rama.

6 partitë e reja dështuan sepse refuzuan të bashkoheshin kundër establishmentit PD-PS.

Humbja 6 partive të reja: Vetëvendosjes, Thurrjes, Bindjes, LN, PDSH dhe FR, me një total të gjitha bashkë 20.000 vota, nuk është dështimi i tyre por tregues i një shoqërie të pazhvilluar e cila ende ende nuk shkëputet dot nga establishmenti i vjetër.

Pengesë për lëvizjet e reja është qeveria e cila nuk pranon koalicion me askënd por është edhe opozita e cila ka bllokuar krahun politik me strategjinë ose në “listat e mia” ose ata “bëjnē lojën e Ramës”. Të dy palët kanë frikë nga një pol i tretë.

Shqiptarët nuk u dhanë besim lëvizjeve të reja dhe pavarsisht gabimit tyre, mendoj që shqiptarët humbën më shumē se ato. Unë bojkotova por nëse do votoja do e çoja votën për këto 6 parti.

Parlamenti shqiptar duhet një mozaik pluralist dhe jo me 3 xhaketa të vjetra.

Shqiptarët ende shkojnë tek partia që ka votuar gjyshi. E kanë tmerr të ndryshojnë bindje politike. Janë tifozë të sëmurë dhe shumë të indoktrinuar.

I duket tradhëti të votojnë një parti të re. E kanë më të lehtë të tradhëtojnë gruan që kanë 30 vjet të martuar sesa partinë që kanë 30 vjet duke e votuar.

Tradhëtinë e partisë e pranojnë dhe thonë: “Gaboj Luli. Ishte natë dhe errësirë kur u puth me Ramën”.

Nuk bëj shaka aspak me ç’ka them.

Ju ofroj statistika: Numri i divorceve të çifteve në Shqipëri është më i madh se numri i “ndryshimit” votës ndaj PD-PS.

Këtyre para se ju vdes gjyshi në shtëpi nuk ju lentestament për pronat, sepse zakonisht i lën niprit me konflikt nëpër gjyktata.

Gjyshrit në Shqipëri shpesh ju len nipave: “amanet votën dhe partinë”.

Shqiptarët ende nuk e kuptojnë që vota për partinë, është një kontrat 4 vjeçare.

Pas 4 vjetësh të lind e drejta për një “grua të re”