Rejani dhe Mirani në rrezik të madh, ngjarjet befasuese që do ndodhin sonte

Episodet 232 – 233 – 234 sonte ora 20:00 në 3 Plus

Fisuni dhe Xhihani do të takohen. Ç’plane të reja do të bëjnë dy krushqit?

Pasi zbulon që e ëma e dinte për shqetësimin e Rejanit, Mirani do t’i kërkojë llogari edhe asaj.

Intrigat e Jarenit s’kanë fund. Ç’do t’i tregojë ajo Azrës në lidhje me të shkuarën?

Mirani do t’i kërkojë Azrës të bëjë një zgjedhje mes tij dhe Fisunit. Si do të përfitojë Dilshaha nga kjo gjë? Kush është Turani dhe a do të pranojë ai ta ndihmojë Rejanin?

I lënduar nga lajmi i gjendjes së Rejanit, Hazari do të takojë Azizen dhe do ta çojë në konak.

Fisuni nuk do të rrijë duarkryq dhe do të futë në armiqësi Miranin dhe Xhihanin duke djegur fondacionin e familjes Shadollu.

Biseda e një dite më parë më të bijën, do ta shtyjë Fisunin të shkojë ta takojë përsëri. Por a ka ndryshuar Azra mendim për të?

Gjendja e Rejanit do të përkeqësohet dhe do të përfundojë në spital.