Regjistrohet incidenti i parë në zgjedhje

Teksa deri më tani procesi i votimit ishte i qetë, një ngjarje është regjistruar në Bera.

Në shkollën “Mehmet Ali Vrioni”, e cila po shërben si qendër votimi, ka pasur përplasje fizike mes disa personave.

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Berat, Tomor Alizoti, tha se në atë qendër votimi është rrahur një vëzhgues i PD-së.

“Votimi është e drejtë kushtetuese. I bëj thirrje Blendi Klosit që të tërheqë “zagarët” e tij, pasi do të mbajë përgjegjësi personale ai dhe ata.

Të gjithë janë të filmuar, do të ketë dënime shumë të rënda për njerëzit që cenojnë të drejtën e votës”, tha Alizoti. “I paralajmëroj të gjithë, janë të filmuar, do t’i çojmë materialet në Prokurori.

Njerëzit janë të lirë të votojnë, nëse fitoni, fitoni. Nëse keni humbur, pranojeni…”.