Korçë, mbështetësit e PD kapin “mat” zyrtarët e PS me lista votuesish

Mbështetësit e PD-së në Korçë kanë kapur në flagrancë, zyrtarë të Partisë Socialiste me lista votuesisht dhe patronazhistësh. Lajmin e dha Koordinatori politik i PD-së në Korçë, Edmond Spaho.

Sipas Spahos, “mbreme rreth mesnates, struktura e mbrojtjes se votes se PD ne fshatin Podgorie ndaloi tre makina te njesise administrative Vreshtas me rreth 7 punonjes te kesaj njesie ne to….Ne terren se bashku me ta ishte edhe kryetari i PS te Podgories dhe njekohesisht zyrtar i Tatimeve në Korçë, Izmi Çoçka.”

Në deklaratën e PD thuhet se përfaqësuesit demokratë insistuan që makina të kontrollohej dhe kjo u arrit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nga kontrolli rezultoi se në makinën e administratorit u gjetën:

-Lista e zgjedhësve të fshatit Podgorie,

-Listë e patronazhit të fshatit Podgorie me patronazhist administratorin Çezar Bezati,

-Listë e shkruar me dorë me emra banorësh të këtij fshati.

PD pretendon se policia refuzon ta bëjë publike dhe ka shoqëruar makinën e administratorit Çezar Bezati dhe shoqëruesin e tij, Gerti Tabaku, të cilët janë liruar. Ndërsa janë shoqëruar për bllokim rruge edhe tre simpatizantë të PD, të cilët janë identifikuar si Ahmet Goroveci, Endrison Dushku dhe Fatjon Dushku.