Superliga shkakton “tërmet” në futboll, jep dorëheqjen edhe Andrea Agnelli

Superliga Europiane dështoi dhe menjëherë pas kësaj krerët e klubeve po japin dorëheqjen.

Pas largimit të drejtorit Sportiv të Man United, Ed Woodward nga Italia vjen lajmi i bujshëm i largimit të presidentit të i Juventusit, Andrea Agnellit.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e quajti presidentin e Juventusit një ‘idiot’ dhe së fundmi gazetari Miguel Delaney, nga gazeta “Independent” raporton se Agnelli largohet nga drejtimi i “Zonjës së Vjetër”. Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga klubi për këto lajme që po qarkullojnë në rrjet.

6 klubet e Premierligës të ndjekura nga Barcelona dhe Atletico Madrid, Manchester City e Chelsea, janë tërhequr nga Superliga.