Perez: Superliga shpëton futbollin, nëse vazhdojmë kështu do falimentojmë

Për Fiorentino Perez, president i Real Madid, i zgjedhur edhe si kreu i Superligës europiane, krijimi i këtij kompeticioni të ri që ka krijuar kaos në kontinentin e vjetër, synon të shpëtojë futbollin.

Perez njëlloj si presidenti i Juventusit Agnelli të cilët janë kritikuar ashpër për të këtë iniciativë, thotë se nëse organizimi i futbollit nuk ndryshon atëherë klubet rrezikojnë të shkrihen.

‘Nëse vazhdojmë me modelin aktual të Champions League atëherë në 2024 të gjithë skuadrat do kenë marrë fund.
Situata është dramatike, tani dhe më shumë prej pandemisë. UEFA është një regjim monopol dhe nuk bën mirë që kërcënon apo fyen. Do ishte mirë që të bashkpunonte.’

Ndërkohë rreth e qark Europës vijojnë reagimet e panumërta kundër Superligës europiane. Në ndeshjen e Premier League që Liverpool luajti kundër Leeds, skuadra e Kloop u provokua nga vendasit.

Leeds kishte lënë në dhomat e zhveshjes së Liverpool fanella me stemën e Champions League, ndërsa shkruhej ‘meritoje’.

Kjo për shkak se ata janë 1 nga 12 klubet pjesmarrëse në Superligë, por gjithsesi refuzuan t’i veshin.

Ky provokim acaroi trajnerin e Liverpool Jurgen Kloop, i cili tha se është i inatosur, ndërsa më herët deklaroi se klubi nuk e kishte pyetur as atë dhe as futbollistët nëse ishin dakord për të luajtur në Superligë.

Sakaq së fundmi është folur se Real Madrid, Chelsea dhe Manchester City mund të përjashtohen nga gjysmëfinalet e Champions League pasi kanë pranuar të jenë në kompeticionin e ri.

Gjithsesi Perez ka deklaruar se nuk ka asnjë bazë ligjore për ta bërë këtë.