Pse Rama mbron patronazhistët, pjesën më të fëlliqur të racës njerëzore

Kryeministri Rama na mallkoi sot: “Të ua merrni të keqen patronazhistëve, ata ju njohin mirë”.

Dmth nuk qenka një rrjet normal hamendësimi por një shërbim i fshehtë paralel që na ndjek këmba-këmbës dhe na njeh mirë”.

Ishte pikërisht kjo akuza kryesore jona për ta: “Jemi të përgjuar, na është vjedhur privatësia”. Kryeministri ka zakon që të pohojë gjithfarë krimi e pastaj duke e përtallur atë, athua kështu krimi amnistohet. Në fakt pohimi i sotëm i Kryeministrit: “Ata dijnë gjithçka për ju” duhej të ishte një indicie e mjaftueshme për Prokurorinë për ta thirrur e pyetur. Ne e dimë që ai flet gjithmonë me ironi por Prokuroria duhet të jetë serioze. Me këtë logjikë ai do të tallë edhe krime më të rënda, edhe vrasje apo trafiqe ndërkombëtare e të mos japë llogari. Ambiguiteti gjuhësor mund të jetë një mënyrë për të kaluar lumin politikisht por jo edhe juridikisht.

Nëse Rama mendon se “ata na njohin mirë” duke qenë kryetari i kupolës së patronazhistëve duhet të futet në burg për vjedhjen e informacioneve private të shtetasve që qeveris. Ky është një shkak i mjaftueshëm për Prokurorinë në çdo vend.

Sa për Patronazhistët ata janë pjesa më e fëlliqtë e racës njerëzore. Ata janë ca militantë që kanë pranuar të jenë çimka partie. Jeta e tyre është shumë e mjerë për sa kohë kanë pranuar atë status. Ngjarja më e madhe e tyre ka qenë dekonspirimi. Nuk ka mëshirë për ta fare. Kurrë një njeri me integritet nuk do të pranonte të jetë pjesë e një organizate partie që mbledh të dhëna. Kryeministri tha sot që kjo është klasa e parë e kualifikimit për një karrierë politike.

E imagjinoni kush do na qeverisë? Këta nesër do na bëhen ministra. Prandaj siç na e raportuan identitetin dhe elementët tanë të privatësisë ne ashtu duhet tua kthejmë kusurin. Nuk ka respekt e as konfidencialitet për ta. Spiuni im quhej Bledar Garunja. Më kishte raportuar si votues të PD-së. Nuk e ke gabim Bledar.

Të paktën për këtë radhë.

Marre nga facebook i autorit Ermal Mulosmani