Një person i rëndësishëm ka në dorë sekretin e Rejanit, zbuloni ç’do ndodhë sonte në serialin “Hercai”

Dilshaha do të kalojë çdo kufi ndaj Rejanit.

Do t’i tregojnë Miranit të vërtetën pasi të zihen ngushtë? Mbledhja e bordit ekzekutiv s’do të shkojë sipas planit.

Ç’ndodh me Miranin dhe Feratin?

E ftuar në konakun e Asllanbejlerëve, Azra do të njihet me të gjithë, por ç’plan ka Jareni?

Rejani do të fillojë stërvitjen, por Mirani do të bëhet xheloz kur të shohë se instruktori është djalë i ri.

Doktoresha e re e Rejanit do të jetë Azra.

Do të mund ta mbajë të fshehtë sekretin e Rejanit?

Surprizat e Miranit do të vazhdojnë. Pse do ta çojë Rejanin të shohë fustane nusërie?

Fisuni do të tregojë për lidhjen e Azadit me Gënylin dhe do të shkaktojë trazira të mëdha.

Ç’hap do të ndërmarrin ata të dy për të qenë të lumtur?

Intrigat e Dilshahës do të vazhdojnë, por as Zehra s’do të rrijë duarkryq pas asaj që merr vesh.