Nuk pritej aspak, vjen lajmi i hidhur për të gjithë ndjekësit e serialit “Hercai”

“Hercai” është seriali më i pëlqyer i momentit, por me zhvillimet e fundit duket se audienca i ka rënë, të paktën në Shqipëri.

Ky serial po transmetohet aktualisht në rreth 100 shtete të botës.

Mirëpo, duket se një lajm aspak i mirë vjen për të gjithë ndjekësit, që pëlqejnë historinë e Miranit dhe të Rejanit.

Produksioni me sa duket ka vendosur që mos ta zvarrisë më historinë dhe ta finalizojë atë.

Është njoftuar se fundi i serialit “Hercai”, do të transmetohet më 25 prill në Turqi, duke mos u rinovuar për një sezon të ri.

Ndërkohë, në Shqipëri, seriali i bie të mbarojë në javën  e parë të qershorit.

Sa prej jush e ndjekin këtë serial?